• |
ide | kryesore

Ish-i dashuri i Kendall Jenner, arrest në Suedi (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Reperi i njohur ASAP Rocky është arrestuar në Suedi, për shkak të një sherri në rrugë ku është përfshirë dhe tani përballet me akuza të rënda në shtetin nordik, pavarësisht se nga materialet video që po qarkullojnë, duket se ish-i dashuri i Kendall Jenner dhe miqtë e tij nuk ishin agresorët.

Autoritetet në Suedi bëjnë me dije se reperi është arrestuar nën akuzën e sulmit fizik mbi një person, nisur nga kjo ngjarje:

Siç mund të shihet në video-n e TMZ, Rocky dhe ekipi i tij janë duke goditur një person me grushta, por mesa duket materiali filmik nuk e paraqet të gjithë situatën. Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se epersoni që po goditet, në fakt e kishte ndjekur reperin për një kohë të gjatë dhe në një moment i kishte marrë kufjet, duke goditur truprojen e tij në kokë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *