• |
ide | kryesore

Zjarrvënie e qëllimshme, digjen dy makina në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy makina janë djegur në Vlorënë rrugën “Veledin Kollozi”. Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy makinave. Një person i maskuar ka shkuar pranë dy makinave dhe u ka vendosur zjarrin. Janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Makinat e djegura janë një e llojit “Benz”, si dhe një furgon.

Makinat janë djegur në rrugën “Veledin Kollozi”, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se autorët kanë pasur si qëllim djegien e mjetit benz, në pronësi të shtetasit Skënder Demaj, ndërsa flakët janë përhapur dhe në furgonin që la qenë i parkuar pranë tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *