• |
ide | kryesore

Loja e dyfishtë e PSG: për të rritur çmimin e Neymar punon edhe me Real Madrid…

Sport



Neymar Junior vazhdon të mbajë peshën kryesiore në merkaton e kësaj vere. Pavarësisht se braziliani e ka bërë të qartë se dëshiron të kthehet tek Barcelona, klubi që zotëron kartonin e tij PSG, synon të marrë maksimumin nga shitja e yllit të tij. Mënyra më e mirë është një ankand, e më mirë se një betejë mes gjigantëve në La Liga nuk do të kishte.

PSG ia ka ofruar Neymar, deri tani, dy herë Real Madrid. Propozimi, në fakt, mbërrin me vonesë, sepse klubi i Blancos nuk e mendon më këtë mundësi, megjithëse në të kaluarën është treguar shumë i interesuar për numrin 10 të francezëve. Në Paris nuk besojnë në faktin që operacioni i kthimit të brazilianit në “Kamp Nou” të jetë i kryer, edhe për faktin se relata mes dy klubeve është shumë larg të qenit e mirë. Për këtë arsye një kthim në Katalonjë për ish-futbollistin e Barcelonës duket mjaftueshëm i komplikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *