• |
ide | kryesore

Ariana Grande shfaqet në gjëndje të rënduar emocionale gjatë koncertit (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ariana Grande ka nisur turin e radhës së koncerteve dhe është shfaqur shumë e emocionuar para publikut që kishte shkuar për ta ndjekur. Teksa këndonte ajo u shfaq e përlotur dhe foli hapur për ndjesitë e saj dhe gjendjen e rënduar emocionale. Ariana ndaloi performancën pasi nuk mundi të mbajë lotët dhe vazhdoi të qante për disa minuta, duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të balancojë jetë profesionale me atë personale dhe turi e bën edhe më keq për shkak të presionit që ndjen. “Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, u shpreh më tej ajo. Video është xhiruar nga fansat dhe është publikuar në platformën ‘Youtube’.

https://www.youtube.com/watch?v=yX5E3WBrd4U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *