• |
ide | kryesore

Boks/ Wilder-Fury II, fikson datën: “Këtë herë do ta kap me shkelma b…..”

F1, Sport



Tani është zyrtare: rematch mes Tyson Fury e Deontay Wilder do të bëhet në 22 shkurt 2020, si e ka deklaruar vetë Fury gjatë një takimi me tifozët e tij. Skena ku dy peshat e rënda do të sfidohen, mbetet ende për tu përcaktuar. Ajo që është e sigurtë është se nuk do të mungojë spektakli: Fury-Wilder 2, në fakt, ishte një nga ndeshjet më të pritura pas barazimit të parë në kapitullin e rivalitetit në dhjetor 2018.

Nuk është një sekret që Tyson Fury pëlqen të befasojë. Për këtë arsye zgjodhi momentin më të pamenduar për lajmërimin e madh: “Dua të njoftoj se rematch me Wilder është konfirmuar dhe fiksuar për në 22 shkurt” ka thënë anglezi, që nuk ka humbur kohë ta nisë sfidën që tani: “Këtë herë do të hedh në tapet”. Kondicioni i tij fizik duket shumë më ndryshe nga sfida e parë me Wilder në 12 dhjetor, ashtu si e konfirmon vetë Fury: “Këtë herë nuk vij nga 3 vjet inaktivitet, në të cilat kam abuzuar me alkoolin. Këtë herë do ta marrë me shkelma b….”. Objektivi i 30 vjecarit është të kthehet tek statusi i 2015, kur arriti të mposhtë Wladimir Klitschko e të bëhej kampioni i WBA, WBO e IBF.

Tani pritet replika e Wilder, që mban ende titullin e WBC e që sigurisht nuk do të qendrojë në heshtje pas sulmeve të rivalit. Ndeshja e parë ishte spektakolare: barazimi final e la brezin në duart e Deontay, por mënyra si Fury u ndesh dhe iu përgjigj dy 2 KD të pësuar, duke kaluar diferencën fizike që dukej se ndante dy boksierët (të dy ende të pathyer), ka rritur ndjeshëm entuziazmin. Wilder, para se të merret me Fury, duhet të fshijë nga orbita konkurencën e Luis Ortiz, në një tjetër rematch në program në 28 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *