• |
ide | kryesore

Nuk e ftoi në pagëzimin e djalit, babai i Meghan ka një mesazh për të bijën

Paparazzi, Slider



Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry-n, ndërkohë që së fundmi nuk ka pasur një ftesë as për pagëzimin e Archie.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Doria, ka qenë gjithmonë e pranishme.

Pas ceremonisë së pagëzimit, 74- vjeçari ka reaguar në një deklaratë për “DailyMail”, ku u shprehet se padyshim do ta kishte shijuar shumë pjesmarrjen në eventin mbretëror, gjithësesi i uron shëndet e të mira vogëlushit.

“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet… Unë kam qenë ndihmës i priftit kur isha 12, pjestar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje gjatë bekimit, i uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”-ka thënë ai ndër të tjera.

Burimet për mediat e huaja bëjnë me dije pallati i Sussex-it i ka vendosur kusht Thomas-it se nëse do të shkelë atje për të parë nipin apo të bijën, duhet të sillet mirë kur flet për të në media. Dhe mesa duket po e realizon, pasi ky reagim është goxha diplomatik, krahasuar me atë që ai tha publikisht dy vite më parë për Meghan-in:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *