• |
ide | kryesore

Pas protestës, emigrantët shqiptarë në Amerikë i drejtohen Trumpit me një peticion

Lajme



Pas protestës së djeshme para Shtëpisë së Bardhë, shqiptarët e diasporës kanë nisur një peticion online për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Peticioni i drejtohet edhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe gjithë administratës e ligjvënësve amerikanë.

Në peticion, thuhet se shqiptarët i janë mirënjohës Amerikës për ndihmën e dhënë dhe falë saj Shqipëria dhe Kosova janë të lira.

Por ata shprehen thellësisht të shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi, ku jetojnë familjarët e tyre, për shkak se rrezikon të kthehet në regjim monist, nën drejtimin e Ramës.

Ndër të tjera në peticion përmendet edhe zhvillimi i reformave, të drejtësisë dhe zgjedhjeve. Thuhet se Shqipëria ka probleme me zgjedhjet, duke mos arritur t’i realizojë sipas standarteve.

“Shumica e kandidatëve socialistë dyshohet se kanë financuar fushatat e tyre me paratë që vijnë nga aktivitete të paligjshme, siç janë tregtia e drogës dhe kontrata qeveritare të korruptuara”,thuhet në peticion, duke përmendur rastin e ish-ministrit Tahiri.

“Duhet të bëhen ndryshime të tjera radikale politike dhe kushtetuese. I gjithë sistemi po bie, një autokraci e rrezikshme po rritet në horizontin e vendit tonë të origjinës, vendit që ne e duam aq sa duam Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria Amerikane duhet të qëndrojë në anën e popullit shqiptar dhe të vazhdojë të jetë fener i shpresës kundër çdo autokracie të korruptuar në botë.

Kjo kërkesë synon të rrisë ndërgjegjësimin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit dhe të kërkojë vëmendjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Sekretarit të Shtetit dhe Administratës Amerikane, si dhe të informojë ligjvënësit amerikanë që janë të përfshirë në Politikën e Jashtme të SHBA.

Shqipëria është aktualisht në udhëkryq, dhe dëshpërimisht ka nevojë për ndihmën e vendit tonë të madh, Amerikës”, mbyllet peticioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *