• |
ide | kryesore

Tiranë/ Shpërbëhet grupi kriminal i vjedhjes së banesave, 3 në pranga dhe 1 në kërkim (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta”, për goditjen e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të vjedhjes së banesave. Ndërsa, do të procedohet në gjendje të lirë shtetasja me iniciale K.P., 30 vjeç, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasit e ndaluar janë:

J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Si edhe është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si rezultat i aksionit, Policia ka arritur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale bizhuteri me vlerë 25 mijë euro, si edhe kasaforta, vlera monetare dhe sende të përdorura për të kryer vjedhjet.

Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për ndjekjen e veprime të mëtejshme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Tp5O-uSKaw0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *