• |
ide | kryesore

Video/ Traversa ndalon Partizanin përballë milionave të Qarabag: 0-0 dhe shpresë për kthimin

F1, Sport, Video



Ndër skenarët e menduar para ndeshjes nga Partizani, 0-0 në ndeshjen e parë kundër Qarabag nuk ishte aspak ndër ata më të pavlerët. Duke patur parasysh kohën në të cilën Franco Lerda erdhi në krye të skuadrës dhe 3 javët në dispozicion për ti dhënë skuadrës një identitet të tijin, barazimi pa gola kundër azerëve, superfavoritë në këtë raund të Champions League, është më shumë se premtues. Të kuqtë luajtën me kurajë, u rritën me kalimin e minutave dhe pasi i lanë inisiativën kundërshtarit për një pjesë loje, u kthyen me personalitet në kthim, ku mund të kishin marrë më shumë nëse Belica do të kishte pak më tepër fat se ta përplaste topin në traversë.

Italiani i la pothuaj të gjithë të ardhurit rishtaz në pankinë, duke i besuar skuadrës së trashëguar nga Gega e duke zëvendësuar vetëm të larguarin Atanda e Hila me Bitrin e Melo. Droja për emrin e kundërshtarit e bëri Partizanin më të kujdesshëm se duhej, gjë që e vuri në rrezik me inisiativat e vazhdueshme të Qarabag të Gurbanov, që u duk se do të ishte cështje kohe të shënonte, sidomos pas shtyllës së goditur Ozoviç, edhe pse të kuqtë protestonin për pozicionin jashtë loje të Kuintanta.

Mensah mori më tepër përgjegjësi, ashtu si edhe Asani, por rastin më të mirë e pati Cinari, që në krosimin e Hakajt e përplasi topin në traversë, në atë që mund të kishte qenë goli më me peshë në karrierë për sulmuesin shkodran. Lerda tani duhet të shohë me prioritet kthimin, ku duhet edhe një sforco për të synuar kualifikimin. Përgjigjet që donte tekniku i mori nga Broën e Broja, që patën minutat e tyre në fushë, por mbi të gjithë tekniku dha sinjalin e një mundësie paqje me Trashin, 12 minuta për MVP e sezonit të kaluar, por që pjesën më të madhe qendroi në pankinë i penalizuar nga drejtuesit e klubit. Në Baku tani një gol i shënuar mund ti hapë shumë punë Qarabag, që në këtë rast i beson statistikave: hera e dytë që del nga Shqipëria me 0-0, por kundër Kukësit u imponua 3-0 në kthim. Natyrisht të kuqtë shpresojnë që historia të mos përsëritet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *