• |
ide | kryesore

Çfarë ndodh pas vendimit të CAS: Skënderbeu në rrezik ekzistence, dridhet Luftëtari

Sport



Penalizimi nuk prek vetëm Skënderbeun. Cas me vendimin për të lënë në fuqi dënimin 10 vjecar të UEFA, ka tronditur fort futbollin shqiptar, që qan fikjen e një klubi që bëri farin ndricues në dekadën e fundit, duke e ngritur një nivel më lart edhe kampionatin në hierarkinë e vlerave e koeficientëve. Tani asgjë nuk ka më siguri, duke folur në parashikimin e të ardhmes. Paniku i ka përfshirë të gjithë, sepse hapat duhet të ndërmerren të sigurta: në Korcë janë lojtarët që duhet të mësojnë të ardhmen, duhet të ketë mbledhje e takime, me rëndësi jetike në vendimmarrje, gjithnjë nëse ajo që CAS reflektoi sot zyrtarisht, nuk ishte parashikuar që më parë nga drejtuesit bardhekuq.

Koha për të mbijetuar në futboll, pa likuiditetet nga institucioni që drejton futbollin është shumë e gjatë edhe për klube të një stature tjetër, ndaj dhe ekzistenca, të paktën me emrin Skënderbeu, është në pikëpyetje të madhe. Një vendim për të ndryshuar emrin e klubit, përkthehet në faliment, shkrirje e zbritje në Kategorinë e tretë, për të nisur më pas rrugën drejt rikthimit, që në rastin më të mirë është tre vjet endje, deri në kthimin në Superiore, ku korcarët do të dalin të larë me Europën. Kjo nuk kalon pa pasoja tek lojtarët, jo të gjithë mund të jenë të gatshëm për sakrifica të tilla, e kjo do ta kthejë Korcën në tregun e tretë të shpenzimeve për merkaton e atyre që munden.

Sido të ndodhë, Skënderbeu në këto momente është një minë vagante për Superioren dhe për gjithë sistemin, pa lënë mënjanë, se CAS me këtë verdikt ka bërë të frikësohet që tani Luftëtari. Bluezinjtë e kishin marrë paralajmërimin se ajo kundër Ventspils ishte nën hetim. 5-0 në 45 minuta e një 3-3 qesharake në kthim num mund të kalonte pa rënë në sy. Por precedent i mënyrës së dënimit të Skënderbeut tani mund të vlejë: Uefa priti si do të arsyetonte CAS, e tani që i dha të drejtë mund të fshijë edhe një tjetër klub nga lista. Të jemi të qartë CAS është shkalla më e lartë e drejtësisë sportive: ka natyrisht gjykatë federale nëse dikush mund të guxojë…por nga institucionet e sportit dënimet janë marrë dhe në Gjirokastër dridhen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *