• |
ide | kryesore

Ajax lajmëron transferimin e De Ligt: kalim i kryer tek Juventus

Sport



Njoftimi për kalimin e Matthijs de Ligt tek Juventus do të mbërrijë në mesin e javës së ardhshme. E zbulojnë të përditshmet hollandeze De Telegraaf e Sportëereld sipas të cilave “avokatët e Ajax e Juventus janë ende të impenjuar të përcaktojnë detajet e fundit të klauzolës së garancisë e të përpilojnë akordin në bazën e 75 milionë euro”.

De Ligt pritet kështu në Torino në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore e për të vënë firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventus deri në 2024. Telegraaf, në vecanti, tregon pastaj detajet e orëve të fundit të përjetuara nga 19 vjecari, që është lajmëruar nga një telefonatë rreth orës 16 të një dite më parë, për akordin e arritur me klubeve.

Për këtë lojtari nuk është nisur me Ajax për grumbullimin në Austria:ajo që ishte thjesht një e dhënë, tani është bërë komunikim zyrtar nga ana e klubit hollandez që ka justifikuar mungesën e grumbullimit me një “transferim të mundshëm” të lojtarit. De Ligt, shkruan në fund e përditshmja hollandeze, ka zgjedhur Juventus për të mësuar “artin e mbrojtjes” nga shokë si Chiellini e Bonucci, përvec se të luajë për të fituar Champions League bashkë me Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *