• |
ide | kryesore

Angelina Jolie bën një përjashtim për Brad Pitt

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia e Angelina Jolie me Brad Pitt ka pasur ulje ngritje kohët e fundit, për finalizimin e divorcit të tyre. Por së fundmi, Brad ka fituar një “betejë” të rëndësishme: Jolie e ka lejuar që të kalojë verën me 6 fëmijët e tyre, ndërkohë që ajo është duke punuar për xhirimet e një filmi.

Kjo është hera e parë që ai do të kalojë një kohë kaq të gjatë me fëmijët, dhe burimi pranë tyre është shprehur për “The Sun” se :

“Angelina do e kalojë shumicën e verës duke xhiruar “Those Who Wish Me Dead”, kështu që kontaktoi Brad dhe i ofroi një mundësi që të kujdesej për fëmijët. Ky është një hap madhor për ta dhe fëmijët, të cilët kanë kaluar një kohë të limituar me Brad që nga ndarja.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *