• |
ide | kryesore

Angelina Jolie hap Instagram, postimi i parë bëhet viral (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Angelina Jolie iu bashkua Instagramit për një arsye madhore. Jolie postoi letrën e një vajze adoleshenteje afgane, emri i vërtetë dhe vendodhja e së cilës është e paqartë.

“Tani, njerëzit e Afganistanit nuk po komunikojnë dot në në rrjetet sociale dhe nuk po shprehen lirshëm,” tha Jolie mbishkrimin e postimit. “Kështu që unë erdha në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat themelore të njeriut.”

Në letër, vajza shkruan për frikën se kthimi i talebanëve do t’i japë fund jetës së saj shkollore, duke thënë se “të gjithë ne jemi përsëri të burgosur”. “Para se të hynin talebanë…të gjithë kishim të drejta, ishim në gjendje t’i mbronim lirisht të drejtat tona. Por kur ata vijnë, të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur.”

Në postim, Jolie shkruan: “Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatë afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ndodhi njëzet vjet më parë. Është e dhimbshme të shohësh të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka pushtuar vendin e tyre. Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur këtu, është një dështim pothuajse i pamundur për t’u kuptuar.”

 



1 Comment

  1. Kjo kufoma e pakallur, simboli i fytyres se vertete te Perendimit, qe duket sikur i ka ikur nga duart vorraxhiut, shfaqet “si rastesisht” gjithmone atje ku ka pushtues, pushtime, rremuja, tragjedi, skamje, teror, diktature, do te dukej me origjinale po te vishte nje T-shirt, te stampuar, me aeroplanin amerikan C-17 me nr. 1109 (i ref. 11 Shtatorit)
    qe hidhte poshte 2 afgane, ku eshte te printuar dicitura; “klubi i parashutisteve te Kabullit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *