• |
ide | kryesore

Kean-Juventus shkon drejt divorcit, por bardhezinjtë mbajnë një as nën mëngë

Sport



Moise Kean duket se të ardhmen e shpejtë do ta ketë larg Juventus, pavarësisht se rrugët mes sulmuesit të talentuar dhe kampionëve të Italisë mund të takohen përsëri. Investimet e bëra nga bardhezinjtë reduktojnë në maksimum hapësirën për 19 vjecarin, të cilin megjithatë Juventus nuk kërkon ta humbë nga sytë ashtu si bën të ditur La Gazzetta dello Sport. Kean është përfolur në disa raste për një divorc nga bardhezinjtë dhe duket se kjo gjë do të ndoshë së afërmi: fillimisht u përfol një interesim i Ajax gjatë cështjes de Ligt, e më pas po në këmbëim, por me Inter për Mauro Icardi.

Ajo që ka rëndësi dhe është pothuaj e sigurtë, është se ish-sulmuesi i Hellas Verona ka kontratën, që përfundon më 2020 dhe përpara shtatorit mund të shohë veten të shitur, me një formulë që e lejon “Zonjën e Vjetër” ta riblejë pas disa vitesh. Ky duket se është kushti i vetëm me të cilin bardhezinjtë mund të negociojnë. Të fundit të interesuar, por jo për nga rëndësia, janë Everton dhe Borussia Dortmund. Anglezët dhe gjermanët janë tani kandidatët kryesorë, edhe pse javët e ardhshme do të jenë të nxehta për gjithçka që lidhet me sulmuesin që Roberto Mançini e ka grumbulluar tashmë në kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *