• |
ide | kryesore

Merkato amatore në Shqipëri? Shikoni çfarë ndodh në Turqi: blejnë Jallow, por është ai i gabuari…!

Sport



Tek Menemenspor ishin të bindur se kishin blerë Lamin, sulmuesin e Salernitana, por ndërkohë lojtari ishte Alpha, mesfushori i panjohur në Kategorinë C portugeze… Një ngatërresë e jashtëzakonshme identiteti në Turqi. Njerëzit e merkatos së Menemenspor, Serie B turke, ishin të bindur se kishin bërë një goditje të madhe. Pasi kishin vizionuar videot e Lamin Jallow, talentin e Salernitana, kishin lëvizur menjëherë për të bllokuar lojtarin. Kontaktuan agjentin, tratativa u ndërtua me shpejtësi, aq sa gambiani fluturoi brenda katër orëve drejt Turqisë për vizitat mjekësore, firmën e foton prezantuese. Gjithcka do kishte shkuar mirë nëse nuk do të ishte për faktin se Jallow që mbërriti tek Menemenspor ishte ai i gabuari. Jo Lamin, por Alpha, mesfushori i GD Alcochetense, Serie C portugeze.

Shoqëria turke e kuptoi gabimin e pabesueshëm vetëm pasi dokumentat ishin plotësuar. Në fakt kërkoi ta rregullonte cështjen duke deklaruar se Jallow nuk kishte kaluar vizitat mjekësore. Në realitet, drejtuesit e Menemenspor kanë grisur kontratën dhe shkarkuar mesfushorin Alpha. Ndërkohë, Lamin Jallow ishte i qetë tek Salernitana, e nuk e kishte idenë se po “shitej” në Turqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *