• |
ide | kryesore

Neymar tek Juventus? Braziliani i është vetëofruar bardhezinjve, që ndërhyjnë në luftën mes Psg e Barcellona

Sport



Telenovela Neymar ka një tjetër seri dhe atë më të paparashikueshmen. Lajmet që vijnë nga Barcellona nuk mund të jenë rastësore, sepse katalanasit e duan përsëri në skuadër brazilianin, një dëshirë që duket që ekziston edhe tek numri 10 i Selecaos. Pòr… sepse gjithnjë ka një por, në mes është Psg që nuk ka asnjë qëllim të plotësojë tekat e O Ney, aq sa sipas l’Equipe klubi parisien refuzoi ofertën joshëse të Barcellona për Coutinho e Rakitic plùs një pagesë 40 milionë euro. E reja në këtë cështje vjen nga faqet e Mundo Deportivo, që flet për një “autokandidaturë” të Neymar vetë drejt Juventus.

Duke parë vështirësitë për tu kthyer tek Barcellona – që për më tepër ka marrë Griezmann dhe nuk është në gjendje të shpenzojë 200 milionë euro të tjera – e vullnetin e lojtarit për tu larguar sidoqoftë nga Psg, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase, stafi i lojtarit po kërkon zgjidhje dhe në këtë mënyrë i ka ofruar Neymar klubeve të tjerë të rëndësishëm ku ndoshta përvec Juventus, mund të futet në lojë edhe Bayern Mynih. Më tepër se të dhëna merkato, duket si një detyrim taktik: një mënyrë e klanit-Neymar për të vënë nën presion parisienët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *