• |
ide | kryesore

“Alo Gonzalo, eja tek Roma”: Fonseca telefonon argjentinasin, për ta bindur…

Sport



Paulo Fonseca gjatë konferencës për shtyp të prezantimit tek Roma e kishte bërë të qartë: “Tek Roma vetëm lojtarë që janë të bindur për projektin”. E mënyra më e mirë është ti thotë personalisht. Kështu portugezi i ka shkruar Gonzalo Higuain në WhatsApp, duke i kërkuar nëse mund të flisnin në telefon. Pipita ka pranuar e mes të dyve ka patur një bisedë në të cilën Fonseca ka shpjeguar se tek verdhekuqtë sulmuesi do të kthehej ai i dy sezoneve më parë, ndërsa argjentinasi e ka falenderuar por ka kërkuar kohë për tu menduar.

Në ndeshjen e shahut që përfshin edhe Juventus (që nëse lirohet nga Higuain do kthehet tek Icardi) e Inter (që pasi të heqë qafe Icardi, përqendrohet tek Dzeko e Lukaku), hyn në lojë Fonseca. Një ndërhyrje që në rastin e Veretout ka bërë efekt: mesfushori ishte pranë Milan, por u bind të pranonte kryeqytetetin pasi foli me trajnerin verdhekuq.

Nga pikëpamja e shifrave, Juventus do të pranonte edhe një huazim me pakt që blerja të bëhet e detyruar: në bilancin bardhezi argjentinasi peshon ende 36 milionë euro. Më e komplikuar pagesa: Higuain fiton 7,5 milionë euro në sezon, kontrata në skadencë në 2021. Tek Roma mund të fitojë më pak, por duke e rritur kontratën me dy sezone e lart, mund të bëhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *