• |
ide | kryesore

Perez-Zidane takim në Montreal: ja çfarë u vendos për merkaton

Sport



Takim i nivelit të lartë në Kanada për merkaton e Real Madrid. Në Montreal janë mbledhur presidenti Florentino Perez, tekniku Zinedine Zidane e drejtori tenik José Angel Sanchez. Në tavolinë ka shumë emra, si në hyrje ashtu dhe në dalje. Në majë të listës, sidoqoftë, është ai i Paul Pogba. Pavarësisht se Premier League fillon në 8 gusht e merkato angleze mbyllet në atë datë, Blancos duket se nuk kanë nxitim për të mbyllur bisedimet për francezin. Edhe për faktin se shifra që kërkon Manchester United, rreth 150 milionë euro, nuk është e lehtë për arkat e spanjollëve.

Zidane, nga ana e tij, insiton për ta patur e për përforcuar mesfushën. Prezenca e Juventus nuk duket të jetë problem për merengues, që mendojnë vetëm për shitjet, në mënyrë që të ketë likuiditetin e nevojshëm për të marrë francezin në Bernabeu.

James Rodriguez në radhë të parë. Kolumbiani do të kthehet nga pushimet pas Kupës së Amerikës në 29 korrik e nuk është e thënë që deri atëherë të jetë gjetur një sistemim për të. Për djaloshin është bërë përpara Napoli, që ka edhe akord me të. Por ka shumë diferencë mes kërkesave të Real, që kërkon 42 milionë euro, e propozimit të të kaltërve, që e duan në huazim. Opsion i papranueshëm për Perez, i sigurtë se mund ta shesë me cmimin që dëshiron. Ndoshta tek rivalët e Atletico Madrid, që deri në këtë moment kanë qenë ndër skuadrat më active në merkaton europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *