• |
ide | kryesore

Modric i jep sinjale Milan: problemi është pagesa

Sport



Luca Modric po jep sinjale merkato për Milan, por është po aq e vërtetë se pista për Topin e Artë në fuqi është gjithnjë komplekse e në kampin Milan nuk filtron optimizëm. Real Madrid është i gatshëm të shesë kroatin, por nyja është pagesa aktuale prej 12 milionë për dy sezone ende. Një pengesë e pakalueshme për Milan e Elliot me administratorin e deleguar Gazidis që ka fiksuar tavanin e pagave në 2.5 milionë me përjashtim të Donnarumma, 6 në vit, por pa përjashtuar mundësinë që të largohet nga Milano drejt Parisit. Gjithnjë nëse Modric nuk vendos të reduktojë pagën, kroati është I destinuar të mbetet një ëndërr.

Për këtë motiv Boban, Maldini e Massara ka punojnë për sulmuesin hollandez Memphis Depay: agjenti i tij ka bërë të ditur për Milan se lojtari dëshiron të largohet nga Lyon: francezët kërkojnë 40 milionë por mund të bisedohet edhe për 30 plùs ndonjë bonus: 3 ditë më parë vetë lojtari, që është gjithashtu edhe një rapper i pëlqyer, në prezantimin e këngës së tij ka postuar në instagram një foto me ngjyra të dukshme kuqezi.

Milan provon të rregullojë edhe mbrojtjen. Për momentin nuk ka akord për Demiral, por Milan është i bindur se mund ti shkëpusë aprovimin Juventus që e vlerëson 40 milionë. Kuqezinjtë nuk duan thjesht një huazim pa të drejtën e blerjes, sepse nuk duan ti japin vlerë një lojtari bardhezi, ashtu si Juventus nuk do të humbasë nga sytë ish-lojtarin e Sassuolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *