• |
ide | kryesore

Projektligji për karburantet, flet eksperti: Strategji jo e menduar, do të ketë rritje të çmimit të naftës

Lajme, Të fundit

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Projektligji i riaktivizuar nga qeveria për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës, përveçse nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, është kundërshtuar edhe nga ekspertë të shumtë të ekonomisë, të cilët vënë theksin tek prirja për të përkeqësuar nivelin e jetesës së konsumatorëve.

Një ndër ta është edhe Vjoldi Danaj, që shpreht se projektligji në fjalë është një strategji jo e menduar mirë e ekzekutivit. Në një intervistë të dhënë për “Ora Neës”, Danaj tha se me t’u krijuar agjencia për rezervat e karburanit, do të ketë rritje te çmimi i naftës.

Sipas ekspertit, do të ketë një përqindje që do të shtohet në çmimin për litër të naftës.

 

 

Deklarata e Danaj:

Që të dyja këto çmime, besoj se do të ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimi i naftës. Qoftë e para që ka të bëjë me realizimin e rezervave të sigurisë, sidomos kur mendojmë se ato mund të jenë të dhëna tek një nënkontraktor i tretë. Kjo do të thotë që të gjitha këto investime që do të bëhen, qoftë për realizimin e rezervave të nevojshme të depozitave, por qoftë edhe për çmimin e blerjes do të thotë se që në momentin e parë të krijimit të një agjencie do të kemi një rritje çmimi. Ashtu siç është specifikuar edhe në nenin 17 që shumë kolegë të mijtë e kanë përmendur, atje theksohet se edhe çmimi i blerjes do të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat që do të jenë nga shitja e karburantit.  Pra do të ketë një përqindje që do të shtohet në çmimin për litër të naftës. Është një strategji kjo, si edhe shumë të tjera, të menduara jo shumë mirë, që vazhdojnë të përkeqësojnë jetesën e qytetarëve. Ne sot në këtë moment jemi një nga vendet me çmimin më të lartë të karburantit. Imagjinoni tani edhe këto shtesa që do t’i bëhen karburantit të naftës, qoftë për rezervat e sigurisë, por qoftë edhe të pompës. Sepse sot agjencia që merret me kontrollin e pompave ka një përfitim rreth 2 milion euro në vit. Por ama nëse ky kontroll do t’i jepet një koncesionari atje ishte e specifikuar që fitimi në këto vite do ishte 60 milion euro, që do të thotë se fitimi do të ishte më shumë se 2 milion fitimi në vit. Ky fitim do ndikojë direkt në çmim sepse nga do merret ky çmim”.

Javën e kaluar, projektligji për depozitat e karburanteve, u bë një temë debate edhe mes palëve politike. ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj.

8 Comments

  1. Cmimi i karburantit nuk do rritet. Do zhvleftesohet leku, por kjo nuk ka ndonje rendesi te madhe sepse leku eshte forcuar mjaftueshem ndaj euros gje qe tregon se ekonomia shqiptare po lulezpn ndersa ajo e BE eshte ne renje te vazjdueshme. Qeveria shqiptare nul duhet t’ia hape negpciatat BE-se ne tetor, per arsyen e thjeshte se do na duhet te ulim ritmet e rritjes ekonomike per t’u barazuar me vendet e BE. Shkurt hesapi nese ne Itali p.sh. nafta eshte 1.49 euro, ne Shqiperi cmimi duhet te jete te pakten 1.7 euro per t’i treguar Europes se kemi te ardhura me te larta se vendet e BE-se dhe dhe se jane ata qe duhet te bejne kerkese per t’u bere pjese e Shqiperise. Ky informacion vjen nga tre burime te sigurta dhe pa asnje lodhje me njeri-tjetrin, Baton Haxhiu, Alfred Peza dhe Mero Baze. Pritet konfirmimi edhe nga Iris Luarasi qe kur u pyet ishte e zene me buzekuqin dhe nga Muc Nano, i cili e kishte telefonin te zene sepse po fliste me Marenglenin.

  2. Kam degjuar se akademiket tane ose senati i intelektualeve po punojne qe makinat ti mbushin serbatoret me shurre.
    Nuk do kemi nevoje as per kastratin as per opekun dhe ne bythe dybekun. Karrocat me kuaj do dalin ne skene se jane dhe ekzotike.dhe turizmi do marre hov te madh.

  3. Bukur eksperti Vjoldi. Fjale te arta ke thene. Edhe ekspert, edhe me emrin Vjoldi – ti qofsh vlla. Ik mçifu. Ose te pakten thuaj ndonje gje qe nuk e dinim. Po fajin e ka Lapsi. Nxjerr sharlatanet dhe i gradon madje edhe si “eksperte”.

  4. Per ne Shqipetaret eshte rritur pak cmimi i naftes,duhet bere 2,5euro per liter spese kete meritojme .Keshtu rritu shqipetareve naften ,buken e cdo gje tjeter qe hahet ,biletat e udhetimit sherbimin shendetesor ,energjine elektrike ,qe te japin voten dhe te duartrokasin Keta qeveritare ,pinjoll te nomeklatures komuniste ja dine miden ketyre deleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu