• |
ide | kryesore

Salah, më i pasuri i Premier League: Liverpool mendon ti ofrojë rinovimin e çmendur

Sport



Mohamed Salah mund të marrë një rinovim të kontratës prej një Faraoni të vërtetë, si ngushëllim për zhgënjimin e marrë në Kupën e Afrikës me Egjiptin e tij. Liverpool, në fakt, po mendon ti ofrojë shifra të çmendura për ta blinduar, duke u ruajtur nga interesi i Real Madrid.

Sipas asaj që raporton The Sun, në fakt, Reds kanë ndërmend ti propozojnë një kontratë të re sulmuesit prej 25 milionë euro në sezon. Salah në dy sezonet në Anfield ka qenë autor i 54 golave në 74 prezenca në Premier League dhe ka qenë mes protagonistëve absolutë të triumfit në Champions League në finalen kundër Tottenham. Nëse shifrat konfirmohen, Salah do të bëhet futbollisti më i paguar i gjithë Premier League duke kaluar, e ndjeshëm madje, rivalët e kalibrit të Harry Kane, Paul Pogba, Raheem Sterling e Sergio Aguero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *