• |
ide | kryesore

FOTO/ Pse u takuan Meta dhe Haradinaj të dielën në një restorant të Prishtinës

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan Haradinaj.

Mësohet se takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin. Ai vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale në Hagë. Meta dhe Haradinaj ishin konsideruar si linja e fortë përballë dyshes Rama-Thaçi që mbron idenë e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. ©LAPSI.al

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and outdoor Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor

2 Comments

  1. Prej ” politikaneve ” shqiptare asgje te mire nuk mund te mesoni. Ndryshe mendijne ndryshe flasin ndryshe veprojne. Kane mundur po te donin ta benin zvicer shqiprine vetem me ndihmat qe kane mare mirepo keq e me keq e kane bere se ashtu kane dash. Simbol i paperglegjshmerise.

  2. u takuan sepse Meta do qe te gjej ngjashmeri te situata e tij me ate te ramushit. ndersa ramushi ka luftuar duke ven jeten ne rrezik per kombin, like floriri ka rrezikuar burgun duke vjedhur kombin, pra kunder kombit. ali baba do qe te gjej nje alibi kur te arrestohet, me arrestuan dhe mua si ramushin do thot. po nuk ka shqiptar qe te mos e njofi like floririn. edhe antaret e lsi e din mir se cfar hajduti monster eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu