• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Art Neville (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Art Neville, bashkëthemeluesi i grupeve të muzikës funk në New Orleans si “The Meters” apo “Neville Brothers”, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja dhe menaxherët e tij.

Karriera e Neville si një pjestar i rëndësishëm i muzikës të New Orelans nisi në 1954-ën, kur ish-grupi i tij “Hawketts” debutoi hitin “Mardi Gras Mambo”.  Pas shërbimit 4-vjeçar në ushtrinë e SHBA, Neville vazhdoi karrierën në muzikë, duke themeluar së bashku me vëllain grupin “The Meters” në 1965. Ata publikuan këngë si “Cissy Strut” apo “Look-A Py Py”, që për kohën kanë qenë disa nga këngët me stilin më të paimitueshëm e më të veçantë që qarkullonin.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *