• |
ide | kryesore

Lamtumirë privatësi, Francesco e Ilary si Sandra e Raimondo: mbërrin “Shtëpia Totti”

Sport



Nuk është anashkaluar aspak nga më të vëmendshmit versioni i ri social i Francesko Totti dhe Ilari Blasi. Prej disa muajsh, ish-kapiteni i Romës dhe gruaja ideatore kanë nisur të shpërndajnë në Instagram shumë video dhe imazhe (që nga fotot e pushimeve dhe deri tek momentet private e argëtuese të kaluara në familje dhe me miqtë) duke braktisur çdo konfidencialitet dhe proverbalitet të rezervuar, të shfaqur prej tyre deri tani. Dhe sipas revistës së përjavshme Chi, çifti është duke ndjekur një varient social të njohur edhe më parë me Sandra Mondaini e Raimondo Vianello dhe jeta e tyre do të vihet në ekran.

Sipas tyre Totti e Blasi janë duke xhiruar një set të tillë si “Shtëpia Totti”, që ecën në linjë me të famshmen “Shtëpia Vianello”, me të cilën ka vërtetë ngjashmëri në këtë rast. Menaxhimi familjar i ish-kapitenit të Romës e moderatores tv do të jetë subjekt i një serie zbavitëse. Tani është e qartë përse Totti e Blasi, gjithnjë xhelozë për privatësinë e tyre, kanë nisur ta zbulojnë krejtësisht jetën e tyre private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *