• |
ide | kryesore

Video/ Totti thumbon Ilary Blasi me një barsaletë: ndërhyn menjëherë Maria De Filippi

Sport, Video
Totti



Mbrëmjen e djeshme në Canale 5 u transmetua emisioni “Dedikuar Maurizio Costanzo”, një homazh për prezantuesin e njohur televiziv që u nda nga jeta një vit më parë. Në një moment të caktuar të mbrëmjes, u transmetua një video-mesazh nga Francesco Totti në të cilin ai tregoi një barsaletë për tradhtinë, e cila për shumë njerëz u kuptua si një thumbim ndaj ish-bashkëshortes së tij Ilary Blasi. Për këtë arsye Maria De Filippi ndërhyri menjëherë me një sqarim të nevojshëm, që megjithatë nuk e ndali turmën e rrjeteve sociale.

HOMAZHI I TOTTI PËR MAURIZIO COSTANZO

Ish-kapiteni i Romës ka dërguar një videomesazh ku ka folur për marrëdhënien e tij me ish-prezantuesin Costanzo: “Më vjen keq që nuk munda të isha atje por doja të dërgoja këtë mesazh. Maurizio ishte shumë i rëndësishëm për mua. Ai ishte gjithmonë pranë meje në momente të vështira. Jam i lumtur që kam qenë i preferuari i tij. Kishim një harmoni të madhe dhe për mua ai ishte një shembull si prezantues dhe si person”.

SHIGJETIMI NDAJ ILARY BLASI

Më pas Totti kujtoi se kishte botuar një libër me barsaleta të redaktuar nga Costanzo, por ai zgjodhi të tregonte një për tradhtinë. Një gjë e tillë i kujtoi shumë njerëzve historinë e ndjekjes së treguar nga Ilary Blasi në dokumentarin Unica.

“Shumë kohë më parë bëra një libër dhe kemi arritur të bëjmë shumë shitje së bashku dhe shumë bamirësi. Libri ishte me barsaleta dhe nëse dëshironi do t’ju tregoj një. ‘Një burrë kishte dyshime për besnikërinë e gruas së tij dhe e ndoqi atë. Pas disa ditësh erdhi raporti i detektivit: ‘Çdo pasdite, zonja del elegante dhe seksi, merr një taksi dhe zbret para një hoteli. Në sallë takon një zotëri të pashëm dhe me të ngjitet gjithmonë në katin e katërt. Unë përgjova me një palë dylbi dhe aty i pashë të hynin në dhomë duke u përqafuar me njëri-tjetrin’. Burri rrotulloi sytë dhe tha: “E pastaj?”. “Pastaj ata filluan të hiqnin rrobat e tyre,” përgjigjet detektivi. “E pastaj?” “Eh, filluan të përkëdhelen me njëri-tjetrin”. “E pastaj?”. “Pastaj ata mbyllën perdet dhe ne nuk mund të shihnim më asgjë”. “Dreqin, oh, gjithmonë mbetet ky dyshimi i mallkuar”.

Maria De Filippi e kuptoi menjëherë thumbin dhe sqaroi “është thjesht një barsaletë, asgjë më shumë”, por në mënyrë të pashmangshme sot në rrjetet sociale kanë vërshuar komente si “moment i sikletshëm” dhe “mund tja kishte kursyer”. Pas deklaratave të Ilary për paratë e humbura nga Totti në kazino, ja reagimi i ish-numrit 10. Takimi është në raundin tjetër…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WittyTV (@wittytv)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *