• |
ide | kryesore

“Hakmarrja” e Arben Malaj, mbledh firma për “vetëngrirjen” e Taulant Ballës

Lajme, Të fundit



Një grup ish-deputetësh socialistë të drejtuar nga ish-ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Malaj, kanë nisur mbledhjen e firmave për “vetëngrirjen” e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deri në përfundimin e hetimeve të Prokurorisë mbi çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Sipas një deklarate të përpiluar nga anëtarët e këtij grupimi, “vetëngrirja” nënkupton që Balla nuk duhet të ketë të drejtën të flasë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe as të kryetarit të grupit parlamentar socialist, në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar brenda apo jashtë vendit. “Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Të “vetëngrijë,” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS. Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partake apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internationalist.”- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditur emrat e nënshkruesvve të propozimit për “vetëngrirjen” e Ballës. Sakaq, rreth një javë më parë, grupi parlamentar i PS-së  i dërgoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, një shkresë ku kërkohej shkarkimi i Malajt, nismëtarit të kësaj nisme, nga posti si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në shkresën dorëzuar Kuvendit vlerësohej se Malaj, në asnjë prej daljeve publike, nuk i ka shërbyer interesit më të mirë të BSH-së, si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. Po ashtu, në shkresë theksohej se secila prej daljeve publike të ish-ministrit të Financave, çon në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura, bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në BSH-së.

Deklarata e grupit të ish-deputetëve socialistë:

Taulant Balla nuk mund te konsiderohet i denuar pa nje vendim te prerje te nje gjykate.

Por per shkak se ai do te pyetet nga hetues vendas dhe te huaj per raste kritike per lidhje me krimin, bazuar ne modelin inspirues edhe te Haradinaj, me dashurine dhe pergjegjesine mirenjoheseve ndaj socilisteve te thjeshte qe e krijuan, modernizuan dhe e bene PS deri ne vitin 2005 partine me te hapur, me lirine me te madhe per mendimin ndryshe ne proceset me transparente dhe konkuruese ne politiken shqiptare, publikisht ju kerkojne socialisteve modeste, te thjeshte dhe te mire ne strukturat drejtuesve partiake, politike qeverisese dhe parlamentare :

Taulant Balla te “vetengrije” deri ne perfundimin e ketij hetimi.

Te ngrije statusin e Sekretarit te Pergjithshem te PS.

Te “vetngrije,” statusin e Kryetarit te Grupit parlamentar te PS.

Njekohesisht te zvendesohet ne cdo mandat perfaqesimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe ne organizatat partake apo parlamentare ne nivel rajonal, evropian dhe internationalist.

Vetengrirja nenkupton qe ne asnje aktivitet partiak dhe parlamentar brenda dhe jashte vendit Taulanti nuk mund te kete te drejte te flase si Sekretar i Pergjithshem i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar te PS.

Kjo nuk e pengon te vazhdoje me besnikeri te larte partiake dhe perkushtim mirenjohes kontributin si anetar partie dhe si deputet. Nese Taulanti nuk pranon te vetngrihet deri ne perfundimin e hetimeve, eshte pergjegjesi e drejtuesve te PS ndermarrja e ketij vendimi.



4 Comments

  1. Ps, kjo organizate mafioze qe ka afer nje shekull qe e mban peng kete vend duhet te ishte ngrire qysh ne 1990.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *