• |
ide | kryesore

Ka diçka që nuk shkon tek Milan: Hernandez është i dëmtuari i tetë

Sport



Incidente përgatitjesh, lojtarë ende me pushime dhe paradoksi i tre blerjeve të reja, nga të cilët njëri është i padisponueshëm: fillimi i aventurës së Marco Giampaolo në pankinën e Milan nuk është aspak nga ato të lehtët. Tekniku abrucez duhet të bëjë llogaritë me një infermieri që po shpërthen nga fluksi i dëmtimeve e në këto kushte është shumë vështirë të punohet.

Dëmtimi i fundit ishte ai i Theo Hernandez, që do të rikthehet në kohë për fillimin e kampionatit, por mbrojtësi i krahut francez e con në tetë numrin e lojtarëve të padisponueshëm të kuqezinjve: Suso, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli e Krunic nuk janë të gatshëm, Caldara e Bonaventura kthehen vetëm në vjeshtë, ndërsa Kessie, Paquetà e Bennacer janë ende me pushime. Një fillim vërtetë i vështirë për Giampaolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *