• |
ide | kryesore

Shpërthimi i transformatorit në autostradë/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Lajme, Të fundit



Një nga të plagosurit si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në austostradën Tiranë-Durrës, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një objekt në ndërtim dhe viktima së bashku me dy të lënduarit e tjerë, ishin punëtorët e pranishëm në ndërtesë.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Informacioni nga OSHEE

Për shkak të një defekti në linjat e OST të Celësave 110kV në N/stacionin Kashar, sot rreth orës 11:52 kanë mbetur pa energji për rreth 15 minuta, disa zona si bizneset në Autostradë, Mëzez, Vorë e Kamëz.

Nga informacionet në terren, linja u dëmtua nga 2 punëtorë të një firme private që kryenin punime në një objekt pranë Autostradës.

Nga ana e OST u morën masa për furnzimin me linjë alternative të NST Kashar dhe disa nstacioneve të tjera që u stakuan si masë sigurie pas defektit të shfaqur në Celësat 110kV ,

Aktualisht të gjitha zonat kanë marrë energji elektrike.

Ndërkohë OST po punon për zbardhjen e shkaqeve të defektit që ndodhi sot në mesditë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *