• |
ide | kryesore

Tjetër valë e të nxehtit në Europë, një tjetër rekord me 40°C

Arkiva, Planet



Europa Perëndimore pritet të përballet me temperaturat e larta përsëri, me valën e dytë të nxehtësisë e cila duket se këtë muaj do të thyejë një rekord.

Alarmi i kuq është lëshuar në Francën Veriore me temperatura të parashikuara deri në 41 gradë Celsius në Paris.

Britania e Madhe pret të arrijë temperatura deri në 39 gradë Celsius. Të dhënat e temperaturës në Belgjikë në Gjermani dhe në Holandë mund të thyejnë një tjetër rekord në dy ditët në vazhdim të kësaj jave.

Meteorologët besojnë një tjetër rekord mund të shënohet në Holandë ditën e sotme dhe me shumë mundësi temperaturat do arrijnë edhe 40 gradë Celsius në zonën jug-lindore të vendit.

“Ndryshimi i klimës ka rritur mundësitë dhe ashpërsinë e këtyre ndryshimeve ekstreme të motit i cili është shoqëruar edhe me valë rekord të nxehtësisë në të gjithë Evropën”, tha shërbimi kombëtar i motit në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu deri më tani janë raportuar edhe 5 vdekje si pasojë e të nxehtit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *