• |
ide | kryesore

Video/ Plas sherri në Hertha Berlin-Fenerbahce: vetëm policia qetëson Emre Belozoglu e Torunarigha

Sport, Video



Ndodh gjithcka në ndeshjen, që duhet të ishte miqësore, mes Hertha Berlin e Fenerbahce. Sipas asaj që bën të ditur gazeta online NNN, gjatë ndeshjes, në pjesën e dytë, ish-lojtari i Inter Emre Belozoglu e mbrojtësi Jordan Torunarigha kanë kaluar tek duart, pas një debati të ashpër.

Fillimisht e kanë patur radhën fjalët, pastaj, në fërshëllimën e fundit të ndeshjes, vendin e zunë duart. Mes të dyve shpërtheu një zënkë që përfshiu edhe lojtarë të tjerë aq sa duhet të ndërhynte policia. Vetëm kështu janë qetësuar gjakrat në një ndeshje miqësore, që miqësi tregoi fare pak. Ndeshja u fitua 2-1 nga Hertha, por të gjithë do e kujtojnë sfidën vetëm për incidentitn e ndodhur.

Tekniku i Hertha, Rekik, ka kritikuar ashpër sjelljen e Emre: “Mund të nervozohesh, edhe shumë, gjatë ndeshjes por në fund të saj duhet të marrësh sërisht kontrollin”. Të njëjtin mendim ka edhe Boyata, shok skuadre me Torunarigha: “Donim të futeshim me shpejtësi në dhomat e zhveshjes, por Emre erdhi drejt nesh. Nuk kishte kuptim…”.

https://www.youtube.com/watch?v=ZE32QG0Dhjg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *