• |
ide | kryesore

“Kërkoj punë…”: i çmenduri i mirë, Dani Alves hap ankandin

Sport



Dani Alves nuk resht kurrë së befasuari, për mënyrën si i bën gjërat braziliani, edhe kur bëhet fjalë për merkaton. Humori i tij i mirë i çmendur, shfaqet përsëri në postimin e tij në Instagram: “Kërkoj punë, kujt tia dërgoj curriculumin tim? Dikush të më lajmërojë nëse ka kohë ta lexojë”.

Me shumë mundësi referimi ishte për një karrierë plot trofe: ka në palmares 40 (ose 43, nëse konsiderohen edhe titujt me Bahia e Botërorin Under 20). Tani mbrojtësi i djathtë është pa skuadër, pas përfundimit të kontratës së tij me Psg, e megjithatë në moshën 36 vjecare ka fituar cmimin si lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës një muaj më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *