• |
ide | kryesore

FOTO/ Seks me lekë? Oriola Marashi: Më kanë vjedhur Instagramin…

Paparazzi



Një nga modelet më të ndjekura në Instagram, Oriola Marashi ka rënë pre e hakerimit online. Në Instagramin e modeles u bënë postime me fjalor të papërshtatshëm, ku shkruhej se ajo pret oferta serioze për seks.

Në fotot e publikuara, shkruhej se ajo dhe modelja Kejvina Kthella kryejnë marrëdhënie në këmbim të parave, ndërsa në një tjetër postim shkruhej se priteshin vetëm oferta serioze. Në lidhje me këtë, Oriola ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se ato që janë shkruar nuk janë të vërteta dhe se gjithçka ishte bërë nga një person i papërgjegjshëm që i kishte vjedhur llogarinë në Intsagram.

“Nuk do shume mend qe faqja ime e Instagramit eshte hackuar, dhe “njoftimet” e lena ne faqen time, tashme te fshira, jane ceshtje inati. Keshtu qe kursejini titujt “Oriola pret oferta per seks” dhe “Oriola ka dale nga binaret”, ose perndryshe bashke do puqemi ne rruge te tjera te cilat juve nuk do t’ju pelqejne.

Askush nga ju nuk e mori mundimin te me kontaktoje personalisht dhe te kerkoje nje prononcim nga ana ime (e meqe ra fjala, une nuk jam gazetare por e di qe kaq gje duhet ta kishit bere). Nuk kam pse te sqaroj asnje, dhe nuk kam pse t’i jap llogari askujt, por shqiptaret mesa duket ende besojne cdo gje qe shkruhet ne internet dhe marrin cdo shpifje per seriozisht.

Te dashur lexues te ketyre mediave qesharake dhe karagjoze:

Oriola nuk ben seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Perkundrazi, jam shume e shendetshme menderisht. I vetmi njeri ketu qe ka probleme mendore eshte personi qe me ka hackuar Instagramin (te cilin une do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojne shkruajne lajme me tituj te tille vetem per clickbait pa menduar qe une kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalet nuk te vrasin por te lendojne.

Kete moment (reagimin tim) duhet te kishit pritur per lajm, jo absurditetet qe shkruan qe me ka hackuar instagramin. Se nuk thone kot: Mund te largosh djalin nga fshati por jo fshatin nga djali. ;)” –shkruan Oriola në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *