• |
ide | kryesore

Video që po tërbon Italinë/ Djali i Salvinit filmohet nga gazetarët mbi jet ski-të e policisë

F1, Planet



Italia po zien nga një tjetër skandal me protagonist ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini. Numri dy i qeverisë italiane kërkoi falje pas fotografive dhe videove të djalit të tij ku shfaqet duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det.

E gjitha ndodhi në bregdetin e Milan Maritima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet verës. Gjithçka është regjistruar nga një fotograf i La Repubblica, të cilin rojet e Salvinit u përpoqën ta dëbojnë duke debatuar ashpër më të.  Edhe pse një plazh publik, rojet përpiqen ta ndalojnë atë të të filmojnë dhe e  kërcënojnë me arrest

Videoja tregon disa jet ski policie që janë duke patrulluar në bregdet, ndërsa ministri është duke luajtur futboll në plazh me djalin e tij. Në një moment ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: “Unë jam duke shkuar në çadër”. Ndërsa djali i tij hipën në një jet ski të drejtuar nga një oficer policie.

Departamenti i policisë së Ravennas ka urdhëruar një hetim “për përdorim të pahijshëm të pajisjeve policore”. Ndërsa partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Salvinin: ‘Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit”-tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD).

Përshtypja e përgjithshme është se Salvini i ka tejkaluar limitet. Kjo është arsyeja pse pas shpërthimit të skandalit, ministri u detyrua të kërkojë falje publikisht: “Djali im në një jet ski policie? Faji im si baba, asnjë përgjegjësi ndaj oficerëve të policisë, të cilët i falënderoj, në veçanti, për rrezikimin e jetës së tyre për vendin”-tha Salvini.

Mediat italiane shkruajnë se megjithë faljen e tij, Salvini ka rindërtuar dy shqetësime: nga njëra anë, duke dëshmuar edhe një herë se nuk e ka kuptuar plotësisht rëndësinë e rolit të tij në ministri, dhe nga ana tjetër, se ai e konsideron veten mbi ligjin. Edhe duke e pranuar gabimin e tij dhe duke kërkuar falje, Salvini nuk heq dorë nga stili i tij atëror. Ai kohët e fundit kishte deklaruar “Fëmijët e mi janë 60 milion italianë”. Tani, të gjithë urojnë që policët të mos e shpenzojnë kohën e tyre duke u bërë xhiro gjithë fëmijëve të Salvinit.

 

https://youtu.be/6Pax6Q0qOiw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *