• |
ide | kryesore

Teatri/ Rama ndryshon metodikë, tregon pse godina nuk mund të rikonstruktohet (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pasi shfrytëzoi mungesën e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve, duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale citimet e një grushti figurash të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar metodikë.

Kreu i qeverisë ka postuar këtë herë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, një video ku njëri prej të “vetëve”, nënkryetari i Bashkisë, Arbër Maznikiu, flet për degradimin e TK-së. Por, askush prej qendrestarëve në mbështetje të kauzës së Teatrit, nuk e ka mohuar nevojën e godinës për t’u restauruar duke vënë theksin tek shpërfillja e qëllimtë e qeverisë, që nuk akordoi fare financime për rimëkëmbjen e institucionit ndoshta  më të rëndësishëm kulturor të vendit.

Mirëpo, po ashtu askush nuk e ka besuar tezën se një pjesë të truallit të TK-së nuk do ta përftojë kompania private “Fusha sh.p.k.”. Pikërisht për këtë arsye, kreu i qeverisë ka kuptuar se ka humbur besueshmërinë, më së paku për çështjen në fjalë. Ndaj, në postimet e tij episodike, paraqet “ekspertët” e kampit të tij, që me kalimin e kohës do të konsumohen gjithsesi.

STATUSI I PLOTE
Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!

 

 



4 Comments

  1. Deri tani po beje bajatin , tani kalove ne peshtirosje o i gjati ine .
    Çdo justifikim apo sebep qe kerkon te gjesh per ta prishur teatrin , aq me shume po te iken edhe ajo pak boje qe te ka ngele . Nese je i vendosur per ta prishur te vjetrin dhe te ndertosh te riun e ke nje shanc , kalo ne referendum vendor . Mos te genjeje mendja ta prekesh me dore o i gjati ine , njerezeve u ka vajt ne maje te hundes sebep kerkojne me ty dhe gjithe mavite rilindas .

  2. Me falni a mundet dikush te me thote kur eshte ndertuar teatri.Me sa di une jane ndertuar ne te njejten kohe ,godina e bashkise,dhe ato te ministrive.Perse ato jane fuksionale dhe teatri nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *