• |
ide | kryesore

Ekzekutoi një person në ’97-n, kush është vrasësi shqiptar i ekstraduar nga Greqia

Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, është ekstraduar sot prej Greqisë nga Interpol Tirana.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp, Policia njofton se bëhet fjalë për 53-vjeçarin Fatos Metushi nga Fieri, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të shtetasit S. A., më 1997.

Metushi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *