• |
ide | kryesore

Basha u përmbahet kushteve: Largimi i Ramës, detyra e parë për zgjedhje të lira

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur se opozita e bashkuar joparlamentare i përmbahet kushteve të parashtruara për pjesëmarrjen në zgjedhje, në aksionin që pasoi aktin e djegies së mandateve në shkurt të këtij viti.

Në kuadër të turit të takimeve me strukturat lokale të demokratëve, Basha shprehu vendosmërinë për të përmbushur synimin e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, në të njëjtën datë të dekretuar (13 tetor) nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. “Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Dhe beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari. Zgjidhja nuk eshte “ik ti e te vi unë”, por është beteja jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e standardeve europiane”- është shprehur Basha në ndalesën e tij të radhës në  Krujë.

Lideri i opozitës ka theksuar se arritja e zgjedhjeve me standarte evropiane mund të kryhet vetëm nëpërmjet dënimit të politikanëve “të kapur në blerje votash dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar për pushtetin dhe pasurinë e tyre.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryedemokrati e ka cilësuar 30 qershorin si një refuzim të shumicës, “jo vetëm si një atentat ndaj demokracisë, kushtetutës dhe pluralizmit, por edhe si reagim i drejtëpërdrejtë i refuzimit të varfërisë, papunësisë dhe gjendjes ekonomike”, duke Basha shprehur gatishmërinë  për t’iu përgjigjur mesazhit të shqiptarëve për ndryshim.



6 Comments

  1. Shqiptaret b lepires do bejne shtet?! Vasalet e perjetshem te pisllikut e krimit do bejne shtet? Po patjeter ju rrini gati shqipo te zullumit dhe ne do tju votojme. Vasal te mjere. Ju ka pire e keqja e vasal.llekut e spo e merni vesh akoma. E mira e kesaj historie ju ka dale e keqja sheshit e ju eshte shperfaqur surreterve o te mjere.

    1. Eshte evropa e leshit qe do te laj duart duke na shrytezuar. Eshte evropa qe nuk do profesionist te vertet por njerez qe ngrihen prej politikes.

  2. Un kam frike se ai igjati ka fillur te tall leshet me keta te opozites se me ca po na degjojn veshet ai jo per 13 teterin qe sdo me dit por ka per ti cu zgjedhjet kur ti doj trapi( fillova dhe un si rrugac tani ) I lumte b…. se ketu jo opzite qe spo shohim( lideret) qe po ndryshon qendrim kot me kot fare pa sens por dhe ne si popull jemi gjith kohen te nenshtuar se neve sa me shum tu farferohimi me shum i vrasm duart per keto mostra

  3. Ça opozite e bashkuar thua o DonKishot,po aleatet e tu po kerkojne te regjistrohen per “zgjedhjet”e 13 tetorit,apo pirth pirth se lirohesh!!!

  4. Komplimente fotoreporterit te fotos me te cilen eshte ilustruar lajmi!
    Kjo eshte nje foto me reale e Bashes.
    Me pak vemendje shikoni Bashen si kar dhe dy koka tulle qe plotesojne bolet poshte tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *