• |
ide | kryesore

Ambasadori i OSBE dy orë takim kokë më kokë me Voltana Ademin (DETAJET)

Lajme, Të fundit

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka zhvilluar një takim kokë më kokë prej rreth dy orësh me kryetaren në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në përfundim të takimit, Borchardt ka zgjehdur të mos japë për gazetarët asnjë detaj mbi tematikat e bisedës së zhvilluar. I pyetur nëse zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë qenë pjesë e tryezës së diskutimit, kryediplomati i OSBE-së u shpreh shkurtimisht “natyrisht qe po”.

Ndërkohë sipas burimeve, në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me zgjedhjet e fundit vendore. Mësohet se Ademi i ka shprehur ambasadorit problematikat për paligjshmërinë e pretenduar të lokaleve, si edhe për shkelje te tjera.

 

2 Comments

  1. O ambasador sec ke marre nje pamje si meqen roje ke specat e kuq dhe kur do mena mbush mendjen se je ipaanshem or palltixhan i mbushur

  2. Ambasadori i ndritur i OSBE qe solli zhvillimin me te madh ne Shqiperi ne ekonomi ne arsim ne demokratizimin e institucioneve si prallamentin si shperberjen e gjyqesorit edhe ate te keqin qe patem qe me reformen teritoriale komuna e bashki tani edhe bashkit te gjitha institucionet policin e shtetit qe shefat e drejtoret e tyre nxjerin armet neper tavolinat e lokaleve ndaj njeri tjetrit per ndarjen e zonave dhe parat e krimit zona ime zona jote zaptimin e pronave prishjen e dokumentave neper hipoteka djegejen e tyre per afera koruptive zaptimin qe bejne neper qytete te pronave publike e tjer e tjer prandaj bravo bravo keni sjell zhvillime te medha sidomos keto 4 – 5 vitet e fundit me 400- 500 mije te larguar nga shqiperia qe te gjithe keta jane te rinje motori i ekonomis shqiptare prandaj zhvillim zhvillim keni sjelle ju dhe nderkombtaret tane te ndritur u pacim gjithmon se pa ju ne vdesim edhe per bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu