• |
ide | kryesore

Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

Lajme, Të fundit



Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ku tha se në atë raport janë pasqyruar dhe certifikuar të gjitha të vërtetat dhe faktet e raportuara nga PD.

“Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së.
Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR.
Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun.
Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj.”
, tha Berisha



8 Comments

  1. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.Pallati 64 katesh i salihut e zenit vazhdon ndertimin o cecene

  2. bobo sa i lodhur duket ne kete foto Salike Bejleri. Ca te ben halli, ju fut detit me not 80 vjec ky i shkreti. Keshtu eshte kur vjedh shum. Te tha USA ne 2013, hap krahun, sdoje ti. Nuk more shembull nga Nano, kur i than hap krahun iku ai dhe sot e kesaj dite po gezon leket e korrupsionit. Ti nuk doje dhe sot detyrohesh ti harxhosh leket e korrupsionit per tu mbrojt nga akuzat e korrupisonit, ca paradoksi.

  3. paska dal ne foto si plaku Mere mavriu. Ne vend te rrinte e te luante me mbesat e niperit, detyrohet nga halli te vij verdall neper konferenca.

  4. ca gallate, paska ber dhe liber per zgjedhjet. Ose me sakt u ka kerku zarave te bejn nje liber per zgjedhjet qe te ket ky alibin e rradhes per te mos mbajtur pergjegjesi. Kur erdhi tha do e shporrim Ramen. Rama akoma ketu, me i fort se kurr dhe Saliu e ka harruar jo vetem revolucionin po edhe ato protestat ku mblidhte nja 30 veta. Ja te mbaroj njeher kulla pastaj mbase fillon revolucioni.

  5. Eh Doktor, Doktor, kush ka pushtetin ka Eskaliburin (shpata magjike e Mbretit Artur), nese ndodhet
    ne duart e nje Arturi ben gjera magjike per mire por nese ndodhet ne duart e nje Drakule ben
    gjera te hatashme per keq. Per fatin tone te keq sot ndodhet ne duart e nje Drakule qe jo vetem
    po e shkaterron opoziten por po e shkaterron popullin opozitar duke ia ngushtuar cdo hapesire
    jetese qe te ike nga Shqiperia. Opozita do te kete gjithenje e me pak votues, sepse votuesit e saj
    para se te mendojne per opoziten duhet te mendojne per copen e bukes, dhe copen e bukes
    e kane te pamundur ta sigurojne ne Shqiperi sa kohe shpata e pushtetit ndodhet ne duart e
    Drakules. Dikur poeti Ali Asllani thoshte se koha eshte e maskarejve por Shqiperia eshte e jona, por
    sot me plot gojen mund te themi se koha eshte e maskarejve dhe Shqiperia eshte e maskarejve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *