• |
ide | kryesore

Ambasadori i OSBE-së nuk “bëri zë”, Ademi zbardh detajet nga takimi që zgjati 2 orë

Lajme, Të fundit



Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka zbardhur takimin kokë më kokë prej rreth dy orësh me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, Ademi bën me dije se në fokus të tryezës së bisedimit me ambasadorin ka qenë aktualiteti politik në vend, gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kërkesa e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë për mosnjohje të zgjedhjeve në përputhje me dekretin e kreut të shtetit, Ilir Meta, si edhe polarizimi politik që ka pasuar lokalet e fundit.

Postimi i plotë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.

Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike. Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *