• |
ide | kryesore

Përvjetori i vdekjes së Ardit Gjoklaj: “Erion Veliaj duhej së paku të ishte dëbuar nga zyra”

Arkiva, Të fundit

Sot është përvjetori i ditës kur në landfillin e Sharrës gjeti vdekjen punëtori 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Me këtë rast një nga aktivistët e Organizata Politike, Arlind Qorri ka kujtuar këtë rast dhe përgjegjësinë e Erion Veliajt, i cili jo vetëm bëri gjithcka për ta fshehur këtë rast, por pushoi nga puna edhe gazetarë dhe mbylli emisione televizive për ta varrosur këtë ngjarje. “Pak përpara vdekjes së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u thurte lavde kushteve të punës në landfillin që drejtohej nga një eksponent i PS. Në një sistem të drejtë, Erion Veliaj duhej së paku të ishte dëbuar nga zyra e kerybashkiakut dhe të ishte izoluar në burgun e turpit publik. Në Shqipërinë tonë ai vazhdon të shkatërrojë Tiranën me një krenari perverse” ka shkruar aktivisti i OP, e cila ka protestuar gjatë gjithë kësaj kohe me slloganin: “Drejtësi për Arditit”.

©Lapsi.al

2 Comments

  1. Rastisa ne greqi para pak kohesh. Ishte 10 vjetori i nje adoleshenti te vrare pa dashje nga rigosheti i nje plumbi, veprim i kryer nga nje polic qe padyshim u burgos direkt.
    Te ben pershtypje, qe ne cdo qytet te greqise, ne cdo pervjetor te adoleshentit, ngrihet i gjithe populli dhe proteston fuqishem.
    Ketu te ne u vrane 4 njerez nga politikanet hajdute , u sakatu ky i shkreti ne Sharre , dhe asnje reagim, pervec dy apo tre portaleve qe kujtojne kete ngjarje horror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu