• |
ide | kryesore

Modelja transgjinore, gati të ndryshojë industrinë e modës

Paparazzi, Slider



Valentina Sampaio ka hapur krahët e saj jo vetëm për pasarelën e Victoria’s Secret, por për të bërë histori. Më herët këtë muaj, u lajmërua se 22 vjeçarja tashmë ishte pjesë e kompanisë legjendare, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm si modelja e parë transgjinore për pasarelën e ëngjëjve.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin trans, por për të gjithë njerëzit që nuk përfaqësohen sa duhet në industrinë e modës. Po kalojmë një moment, një evolucion dhe është një i tillë pozitiv. Markat më në fund po kuptojnë dhe po përqafojnë rëndësinë e përfshirjes dhe diversitetit. Është një moment tej mase i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për komunitetin tim e më gjerë.”- u shpreh modelja për revistën “Elle”.

Valentina synon që të përdorë zërin, prezencën dhe punën e saj për të ndryshuar “rregullat” jo vetëm në industrinë e modës, por edhe në shoqëri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *