• |
ide | kryesore

Skandali “Pjetri”, vihet në lëvizje Prokuroria e Përgjithshme

Lajme, Të fundit

Pas publikimit të bujshëm nga Partia Demokratike të dokumenteve të arrestimit për trafik droge, të dënimit me 18 muaj burg dhe të dëbimit nga Italia të Valdrin Pjetrit, mësohet se Prokuroria ka lëshuar urdhrin për marrjen e shenjave të gishtërinjve të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës.

Ky urdhër i është komunikuar nëpërmjet një shkrese Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore.

Një ditë më parë, pas nxjerrjes së materialeve nga PD-ja që fakton pretendimet e ngritura me herët nga kjo forcë politike, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket i mësuar nga precedentët e mëparshëm në radhët e Partisë Sociliaste, mohoi të kishte dijeni për të kaluarën kriminale të Pjetrit dhe iu shmang përgjegjësisë së drejtpërdrejtë duke shkruan në “Facebook” se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Dënimi ndaj Pjetrit nuk është deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit. Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 

3 Comments

  1. LE TE KALOJNE DHE PUSHIMET E VERES , SHUME SHPEJT E FILLUAT HETIMIN .
    KY GJITHSESI I PASTER ESHTE . KETE KA PER TA PROVUAR EDHE PROKURORIA DHE GJYKATAT TONA TE PAVARURA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu