• |
ide | kryesore

Flet menaxheri i rrjetit te shitjeve, Smart Point me plane ambicioze në Shqipëri dhe më gjerë

Stil



Smart Point është bërë tashmë një emër i njohur dhe i besueshëm dyqanesh për pajisjet “smart” në Tiranë. Ata që i kanë besuar kësaj kompanie, kanë marrë në këmbim përveç çmimeve të arsyeshme edhe garancinë dhe cilësinë që ofron një pikë e autorizuar shitjesh, aq më tepër kur ajo është pjesë e Grupit më të madh të bizneseve në Shqipëri, Grupit Balfin.

Por pas konsolidimit në kryeqytet, kompania duket se ka plane dhe ambicie të reja.

Për të kutpuar më mirë tregun e pajisjeve elektronike dhe mundësinë e gjetjes së tyre si dhe disa komente në përgjithësi për tregun dhe të ardhmen e tij, i drejtuam disa pyetje Hergys Sulit, Menaxher i Përgjithshëm i SmartPoint.

Prej sa kohësh ka nisur rrugëtimi i Smart Point?

Smartpoint është tashmë prezent në treg prej marsit të 2017 kur në të njëjtën ditë hapi 2 dyqane në pikat më strategjike nëTiranë, në rrugën Myslym Shyri dhe te Sheshi Wilson. Hapja e dy dyqaneve në një ditë nuk ishte jo e qëllimshme, por donte tëtregonte që një aktor i ri dhe shumë i rëndësishëm ishte tashmëprezent në tregun e rrëmujshëm të telefonave dhe shërbimeve nëkryeqytet.

Çfarë e diferencon Smart Point nga pikat e tjera tëshitjeve?

Eksperienca e grupit Balfin, pjesë e të cilit është kompania jonë dhe know how i elementëve të përfshirë në këtë projekt sfidues bashkë me një ndërthurje të shërbimit më të mirë nëkohë sa më të shpejtë dhe me garancitë zyrtare të ofruara nga partnerët tanë ndërkombëtare si Samsung, Apple, Xiaomi dhe Huawei, na kanë bërë që në kohë shumë të shkurtër të njihemi si një emër i besueshëm për produktet cilësore dhe shërbimin kualitativ në pikat tona.

Sa kohë duhet të presin klientët që produktet më të fundit të jenë në raftet e dyqanit?

Smartpoitn lëviz me kohën e rajonit dhe jemi në lançimin e produkteve më të fundit të përfshirë në kalendarët dhe në eventet si çdo kryeqytet evropian.

Si qëndron raporti i blerjeve online krahasimisht me ato në dyqanet fizike?

Këto janë sfidat e kohës dhe ne jemi gati të përballemi me to, jo më kot përveç shërbimit të ofruar në pikat tona që janë shumëtë aksesueshme gjatë gjithë javës me orare nga ora 9 deri 21, çdoditë ne kemi dhe faqen tonë të web www.Samrtpoint.al e cila nuk fle kurrë dhe është dyqani virtual i aksesueshëm nga çdo kush dhe i ndërthurur me strukturën logjistike që na mundëson grupi Balfin, çka bën diferencën në dorëzimin në kohë tëprodukteve dhe normalisht në bazë të fushatave të caktuara dhe me çmime shumë joshëse.

A do të pika të tjera Smart Point në qytete të tjera përveç Tiranës?

Ne kemi ardhur në këtë treg si një sfidë e madhe e Grupit Balfin dhe e kohës në të cilën jetojmë ku çdo gjë është shumë e aksesueshme dhe diferencën e bën shërbimi dhe çmimi. Unë jam i bindur që Smartpoint do të jetë shumë shpejt në qyetetet më tëmëdha të Shqipërisë, bashkë me mënyrën tonë për tu ofruar shërbimet sa më kompetitive edhe bashkëatdhetarëve tanë nëqyetet e ndryshme të Shqipërisë, por do të thoja edhe më tej, pse jo në trevat e tjera shqipfolëse si Kosova apo Maqedonia, ku siç e dini grupi Balfin është prezent dhe lider në shumë fusha tashmë prej vitesh.

Çfarë produktesh të tjera mund të presim të shtohen në dyqanet e Smart Point?

Prej pak kohësh ne kemi fuqizuar corner-in tonë me TV dhe duam të jemi sa më prezent me të gjithë gamën e shërbimeve dhe aksesoreve. Na ndiqni në Instagram dhe Facebook dhe nëfaqen tonë online pasi do të kemi surpriza për ju dhe oferta shumë tërheqëse në vazhdim.

Cilat janë disa nga markat jo të njohura që do të sugjeronit për klientët tuaj?

Pa dyshim Samsung është brandi që ka sjelle risi dhe ka kapur të gjitha fashat që nga moshat më të reja të cilat janë gjithë ditën online deri te profesionistët të cilët kërkojn shpjetësi nëprocedimin e të dhënave dhe, pse jo, moshat e treta të cilat po përshtaten tashmë me sukses me telefonat me butona te aparatet touch. Besoj se Fuego dhe çmimet kompetitve që ofron është njëmarkë që në raportin kualitet çmim është më e mira në tregun rajonal sot.

Cilat janë produktet më të shitura në Smart Point?

Produktet më të shitura janë telefonat, TV dhe aksesorët e lidhur me këto produkte janë disa kategori në shitje si smart home products të cilat paraqesin sfidën e të ardhmes dhe ndërkohë po kryen çdo ditë e më shumë transaksione të lidhura me financimet me kompanitë partnere si Iute Credit, Raifeisen dhe BKT .

A është i edukuar konsumatori shqiptar të blejë në pika zyrtare shitjesh, apo vazhdon ende ti drejtohet tregut të zi dhe informal?

– Një pjesë e rëndësishme e komunikimit si me personelin dhe me klientët më tej, është ky detaj i cili është shumë i vështirë për momentin të trasmetohet në mënyrë të thjeshtë te konsumatori final i cili është i fokusuar te çmimi dhe vetëm te çmimi. Fakti që ky çmim mbart probleme të lidhura me produktin jo original për të cilin klienti nuk merr as kuponin tatimor dhe as njëgaranci nga prodhuesi zyrtar, janë sfidat e tregut shqiptar tëelektronikës dhe i Smartpoint apo modeleve të ngjashme nëShqipëri sot. Edukimi i klientit vjen pasi ndodh problemi me njëblerje me çmim jashtë tregut dhe këta klientë janë kategoria e re që tashmë po afrohen në dyqanet Smartpoint. Shqipëria meriton kualitet, klienti shqiptar meriton të ketë të njëjtin produkt si rajoni dhe Europa, ndaj pikat e autorizuara të shitjeve bëjnë diferencën. (Artikull Promocional) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *