• |
ide | kryesore

Iu sekuestruan 1.5 mln euro pasuri, zbardhet debati në gjyqin për ish-drejtorin e ALUIZNI-t

Lajme, Të fundit



Ish drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Infromale (ALUIZNI) në Tiranë, Ferdinand Shehu, ka apeluar vendimin e sekuestrimit të pasurisë së tij të luajtshme që kap vlerën 1.5 milionë eurove.

Seanca e parë e gjykimit ishte caktuar për t’u zhvillua gjatë ditës së sotme, por për shkak të mungesës së prokurorit, është shtyrë për në maujin shtator.

Shehu ishte i pranishëm në gjykatë dhe gjatë seancës ka pretenduar se paratë e sekuestruara janë të ligjshme. “Paratë e mia s’janë të paligjshme.”- është shprehur ish-drejtori i ALUIZNI-t.

Sekuestro është vendosur rreth 10 ditë më parë me vendim të Prokurorisë së Tiranës.

Shehu ka qendruar në krye të ALUZNI-t për rajonin e Tiranës, në harkun 1-vjeçar 2010-2011. Ndërsa më parë, në periudhën 2006-2010, Shehu ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm pranë ALUIZNI-t, nga ku u shkarkua me motivacionin e mungesës së integritetit personal.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *