• |
ide | kryesore

Rënia e euros, ish-deputeti: Paratë e pista forcuan lekun, po shkatërrohet ekonomia

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike,  Agron Shehaj, ka interpretuar fuqizimin e lekut kundrejt  monedhës së përbashkët evropiane, si një ndikim të drejtpërdrejtë të parave të pista të injektuara në vend  nëpërmjet trafikut të drogës.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Shehaj shkruan se rritja e trafikut të drogës është shoqëruar me një rënie besnike të euros që ështyë duke arritur nivelet më të ulëta në dy dekadat e fundit.


Shehaj shton se kjo rënie drastike e euros, po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

STATUSI I PLOTË

Forcimi i Lekut në lidhje me Euron ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vazhduar pa ndërprerje. Fillimi i rënies së pakthyeshme të lekut përkoi me kohën e vjeljes së kanabisit të kultivuar masivisht. Nga atëhere, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron.

Kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

Praktikisht, po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. Pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi e cila përzë paranë e pastër, veçanërisht bizneset prodhuese dhe novatore.

Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomsië nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata.

4 Comments

  1. Bullshit. Analise debile.

    Euro ka rene si pasoje e rritjes te numrit te turisteve dhe exporteve , burime keto qe sjellin valute ne vend.

    Lajm dhe analize per gomeret.

    1. Do me thene ti thua se ngaqe Klosi shumezon me 10 turistet ka dy vite qe Eur ka rene me 20%..Tamam idiot i djallezuar Ridhjeres!

  2. O komentuesit kopetente te rilindjes. Po sa eshte rritje ne % e turizmit dhe ne eksporte qe paska sjell kete ulje drastike te Euros? Eksportuesit jane ne veshtiresi kjo thene nga vete shoqata e eksportuesve, pasi nje Euro e dobet do te thote me pak te ardhura ndersa nje Lek I forte I ben produktet shqiptare me te shtrenjta ne tregjet e huaja. Si e shpjegoni ju kopetentat e parties rritjen e cmimevete Apartamenteve 2,500 -3,000 Eur/m2 ne qender? Kur ekonomia eshte rritur vetem me 3.5% dhe ketu pjesen me te madhe te rritjes e ze eksporti I energjise. Po kuptojeni njeher o qorra militante qe nje ekonomi e kriminalizuar, vetem varferi sjell per pjesen me te madhe te popullsis, pasi nuk lejon konkurencen e lire dhe zhvillimin e vendit. Mendoni edhe per femijet tuaj o pisa mire per veten qe nuk mendoni fare, mjaft qe te keni mire partine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu