• |
ide | kryesore

Tirana pa drita, OSHEE tregon zonat që preken nga punimet në rrjet

Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë ditës së sotme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se sot më datë 16 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën  16 qershor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë.

09.00-14.00

Pjesërisht zona e Institutit Bujqësor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët “Siri Kodra”, “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, “Besim Daja”, pranë Medresesë, “Rruga Barrikadave”, “Ludovik Shllaku”, “Xhanfize Keko”, “Kujtim Laro” dhe “Sadik Petrela”

09:00-11:00

Zona Fushe Mezez pjesërisht

13:00-15:00

Rruga “Teodor Keko” pjesërisht

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *