• |
ide | kryesore

Vorë/ Përshtatën ambientin për kultivim droge, në kërkim autori, arrestohet punonjësi i OSHEE

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Policia ka zbuluar një rast të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike në Vorë. Si rezultat i operacionit është shpallur në kërkim autori dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij për moskallëzim krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Marikaj 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, procedohet në gjendje të lirë, bashkëshortja e tij, për moskallëzim krimi. Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *