• |
ide | kryesore

Vodhën një biznes në Vorë, nën hetim 4 të mitur, sekuestrohet armë zjarri dhe municion luftarak

Lajme, Të fundit



Katër të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç janë vënë në hetim, pasi kanë vjedhur një biznes në aksin  Tiranë-Vorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh në një biznes.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte në rrjete sociale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *