• |
ide | kryesore

Video/ Aduritz luajti vetëm dy minuta, por fundosi Barcelonën me një super gol

Sport, Video



Pa Lionel Messi, Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri, e mposhtur 1-0 në “San Mames” nga Athletic Bilbaon. Kampionët e La Ligës janë dorëzuar në dy minutat e fundit të ndeshjes, në golin spektakolar të Aritz Aduriz, në minutën e 89’, vetëm një minutë pasi sulmuesi u fut në lojë.

Katalanasit natyrisht ishin favoritët e ndeshjes dhe kishin mundësitë e tyre për të marrë avantazhin, sidomos në pjesën e parë. Ernesto Valverdes është dëshpëruar për mungesën e fatit, kur ka parë topit dy herë të përplaset në shtyllë me Luis Suarez dhe Rafinha.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i kapitenit argjetinas dhe lajmit për huazimin e Coutinho tek Bayern Munchen, tani Barcelona duhet të bëjë edhe pa Luis Suarez. Uruguajani është dëmtuar që në pjesën e parë të ndeshjes në San Mames, duke pësuar një tërheqje muskulare në pulpën e majtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *