• |
ide | kryesore

Video/ Kore e duartrokitje në dhomat e zhveshjes: kështu Athletic nderoi Aduriz pas golit me Barcelonën

Sport, Video



“Nuk mund të mendojmë mënyrë më të mirë për të filluar ditën”. Ky është mesazhi i postuar në Twitter nga Athletic Bilabo, të nesërmen e fitores ndaj Barcellona, në javën e parë të La Liga. Klubi bask ka dashur të bëjë pjesëmarrës të gjithë tifozët në atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes, pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit: autori i golit të mrekullueshëm në akrobaci, Aritz Aduriz, është pritur nga shokët e skuadrës me një duartrokitje të gjatë e një kor të dedikuar për të: “Aritz Aduriz, lolololololo, Aritz Aduriz…”.

“Futbolli është i bukur sepse atëherë kur nuk e pret topi hyn në portë. Sidoqoftë jam i lumtur për lojën e jashtëzakonshme të skuadrës. Barcellona është shumë e fortë, por arritëm të vuajmë e të marrim fitoren”, ishin fjalët e Aduriz. Sulmuesi ka falenderuar më pas tifozët: “Mbështetja e San Mames është e pabesueshme. Ishte spektakolare nxitje e publikut “. Në qershor 38 vjecari, ish-Valencia do të varë këpucët në gozhdë: “Gjithcka ka një fillim e një fund. Jam me fat sepse mund të zgjedh kur të ndaloj e në vendin që dëshiroj”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *